KRYEFAQJA » LAJME » Lame: legalizimet brenda mandatit, sfidë urbanizimi

Lame: legalizimet brenda mandatit, sfidë urbanizimi

I thirrur në një seancë dëgjimore në komisionin parlamentar të veprimtarive prodhuese, drejtori i aluiznit Artan Lame, i mbeti angazhimit për të përfunduar proçesin e legalizimit të zonave informale brenda këtij mandati. Në optikën e Lames sfidë mbetet urbanizimi i këtyre zonave, sikurse edhe trajtimi i stokut të dhjetra mijë objekteve që nuk do të mund të legalizohen.