KRYEFAQJA » LAJME » Lammert : “Kompromisi është kusht i domosdoshëm për funksionimin e një sistemi demokratik”
Lammert : “Kompromisi është kusht i domosdoshëm për funksionimin e një sistemi demokratik”

Lammert : “Kompromisi është kusht i domosdoshëm për funksionimin e një sistemi demokratik”

Sërish përfaqësues të lartë të komunitetit ndërkombëtar u kanë bërë thirrje partive kryesore politike shqiptare të bashkëpunojnë për të mirën e vendit. Këtë radhë ka qenë Presidenti i Bundestagut, Norbert Lammert, i cili të premten ka vizituar Tiranë, ka takuar zyrtarët më të lartë shqiptarë dhe i është drejtuar me një fjalim përshëndetës parlamentit shqiptar. “Kompromisi është kusht i domosdoshëm për funksionimin e një sistemi demokratik” tha zoti Lammert. Lidhur me zgjerimin e BE ai u tha ligjvënësve shqiptare  se ajo nuk është në situatë të thjeshtë për momentin. “Interesi për zgjerim me shtetet e tjera është i kufizuar. Kjo i rrit pretendimet për anëtarë të tjerë dhe aktualisht shoh pak vende që i konsideroj si anëtarë të ardhshëm, por Shqipëria është njëri prej tyre. Uroj që të ketë një proces reformash të shpejtë” tha me këtë rast Presidenti i Bundestagut, Norbert Lammert.
Deklaratat e politikanit të lartë gjerman, vijnë ndërsa mosmarrëveshjet maxhorancë – opozitë vazhdojnë të acarohen dita – ditës. Të enjten ato shënuan një tjetër pikë kulmore pasi ish kryeministri Berisha, i ka drejtuar popullit një thirrje publike për t’u armatosur, pasi sipas tij qeveria është kthyer në një bandë kusarësh. Maxhoranca e ka konsideruar deklaratën si antikushtetuese dhe ka kërkuar nga prokuoria ta marrin zotin Berisha si të pandehur.