KRYEFAQJA » LAJME » Lançohet aplikacioni më i ri “Përmirëso Qytetin”
permiso tiranen

Lançohet aplikacioni më i ri “Përmirëso Qytetin”

Nëse ke celular, android apo tablet, lehtësisht mund të dërgosh çdo ankesë tek bashkia në të cilën jeton. Falë aplikacionit “Përmirëso Qytetin” të paraqitur të premten, qytetarët do të evidentojnë on-line shqetësimet që hasin në përditshmëri. Në të njëjtën kohë, ky aplikacion i shërben edhe bashkive të vendit për të indentifikuar dhe zgjidhur shpejt problemet e qytetarëve të tyre. Platformën e prezantuar para 61 Kryebashkiakëve në vend, zv/kryeministri Niko Peleshi e sheh si fundin e korrupsionit nëpër zyra si rrjedhojë e burokracive. Si fillim, projekti do të aplikohet në bashkitë me problematikat më të mëdha dhe me pas do të shtrihet në të gjithë vendin.