KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Lampeduza, tunizianët i vënë flakën kampit

Lampeduza, tunizianët i vënë flakën kampit

Një zjarr i madh ka përfshirë gjatë natës një kamp emigrantësh në ishullin Lampeduza të Italisë ku aktualisht strehohen 517 refugjatë. Për fat zjarri nuk shënoi asnjë viktimë e persona të plagosur, por është dëmtuar rëndë pavioni që strehon emigrantët e rritur meshkuj. Sipas hetimeve të policisë italiane shpërthimi i zjarrit ka qënë i qëllimshëm nga disa emigrantë me origjinë tuniziane, pasi në kamp ishte përhapur zëri se ata do të riatdhesoheshin së shpejti me avion. Emigrantët të mbëritur nga Tunizia në brigjet italiane nuk kanë të drejtë të kërkojnë statusin e refugjatit i rezervuar eskluzivisht për ata emigrantë që mbërrijnë nga vendet e luftës e persekutimit diktatorial. Po pak javë më parë kjo qëndër është përfshirë në situata të tensionuara nga një grup emigrantësh që nuk pranonin të idetifikoheshin e të jepnin shënjat e tyre të gishtërinjve. Kjo qendër është djegur dhe dy herë të tjera në të kaluarën, një herë në 2009-n, e pas kësaj edhe në 2011-n. Ajo ka qenë vendi i parë i pritjes për emigrantët e zbarkuar në këtë ishull nga deti, pas nisjes nga brigjet e Afrikës. Gjatë dy viteve të fundit, duke ndjekur rrugën e Mesdheut, në Itali kanë mbërritur mbi 320 mijë varka me emigrantë.