KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Lavrov u bën SHBA-ve thirrje për të shpëtuar planin për armëpushim në Siri
Lavrov u bën SHBA-ve thirrje për të shpëtuar planin për armëpushim në Siri

Lavrov u bën SHBA-ve thirrje për të shpëtuar planin për armëpushim në Siri

Rusia bëri thirrje të shpëtohet plani i hartuar mes saj dhe Shteteve të Bashkuara për armëpushimin në Siri. Duke folur në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov fajësoi Shtetet e Bashkuara se dështuan në misionin për të kontrolluar grupet rebele që mbështeten prej saj. “Fatkeqësisht, koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, që premtoi për të shkëputur çdo lidhje me terroristët, nuk u bë”, tha Lavrov. Kryediplomati rus u shpreh se vetëm nëse ndodh kjo mund të rinisë dërgimi i ndihmave për civilët në zonat më të nxehta të konfliktit, si në rastin e Alepos. Mes Lavrovit dhe Kerrit ka patur një takim, pas të cilit kryediplomati amerikan tha se është bërë pak progres. Armëpushimi i arritur me shumë mund në Siri zgjati vetëm shtatë ditë. Ai pasoi një rrebesh bombardimesh nga ana e qeverisë së Damaskut mbi pjesën veriore të Alepos, ku raportimet flasin për të paktën 90 civilë të vrarë. Sipas televizionit arab Al Jazira, në një nga këto sulme, në fshatin Beshkati në perëndim të Alepos, janë vrarë 12 anëtarë të një familjeje, mes të cilëve 6 fëmijë, të mitur dhe adoleshentë. Bombardimet qeveritaro-ruse në Siri rifilluan në agim dhe vunë në shënjestër pjesën lindore të Alepos, e kontrolluar nga rebelët dhe e rrethuar nga forcat besnike të Asadit.