KRYEFAQJA » LAJME » LëBron Xhejms hyn në historinë e basketbollit amerikan
LëBron Xhejms hyn në historinë e basketbollit amerikan

LëBron Xhejms hyn në historinë e basketbollit amerikan

LëBron Xhejms hyn në historinë e NBA-së si basketbollisti me moshë më të re që arrin në kuotën e 25,000 pikëve në karrierë. 30-vjeçari realizoi 22 pikë, dha 11 pasime për kosh dhe zotëroi 9 topa në tabelë, në fitoren 107-100 që skuadra e tij, Klivlend Kavaliirs arriti ndaj Filadelfia Sevënti-Siksers, duke qenë më i miri në parket, ndonëse basketbollisti i skuadrës mike, Okafior, realizoi 2 pikë më shumë. “Mbreti” Xhejms është një ndër 6 basketbollistët aktivë me 25,000 pikë në karrierë. Në këtë listë prestigjioze bëjnë pjesë edhe Dirk Novicki, Tim Dankan, Kevin Garnet, Kobi Brajënt dhe Pol Pirs. Xhejms, i cili është 30 vjeç e  307 ditë, theu kështu rekordin e një tjetër legjende të gjallë të basketbollit amerikan, Kobi Brajënt, i cili kufirin e 25,000 pikëve e arriti në moshën 31 vjeç e 151 ditë.