KRYEFAQJA » LAJME » Lefter Koka në ditën ndërkombëtare të tokës

Lefter Koka në ditën ndërkombëtare të tokës

Në ditën ndërkombëtare për tokën, ministri i Mjedisit Lefter Koka, ka dhënë një mesazh publik për arritjet e viteve të fundit për menaxhimin e mjedisit dhe tokës, ndërkohë që shfaq një perspektivë se si duhet të sillemi me të. Ne fjalën e tij Ministri Koka shkruan “Sot në Ditën e Tokës , një ditë që celebron gjithë bota, tema globale është temë kaq e prekshme veçanërisht për ne, nga degradimi i fondit pyjor në dekada. Jam veçanërisht i lumtur , që kjo ditë me tematikën e 2016-tës “Pemë për Tokën”, e gjeti Shqipërinë në një kthesë historike, siç është vendosja e moratoriumit 10 vjeçar të pyjeve.” Me tej Ministri Koka shprehet se dora e njeriut në Shqipëri ka lënë gjurmë të thella të shkatërrimit në çdo komponent të mjedisit, dhe nëse ndalojmë sot do të duhen dekada që natyra e toka të ripërtërihen. Ndërgjegjësimi i brezave, unë besoj do të sjellë një të ardhme të sigurt për vendin tonë. Le të lëmë edhe ne shenjën tonë në këtë ditë, ashtu siç do të bëjnë mbi 1 miliardë njerëz në botë.
përfundon fjalën e tij Ministri i Mjedisit, Koka.