KRYEFAQJA » LAJME » Lefter Koka, urdhër i prerë për mbrojtje të shpendëve migratorë
pelikani kacurrel, divjake, dita boterore e shpendeve migratore, ppnea, organizate

Lefter Koka, urdhër i prerë për mbrojtje të shpendëve migratorë

Në vendin tonë janë idenfikuar plot 193 shpend të egër ujor dhe tokësor, të cilët rrezikojnë të zhduken. Ministri i mjedisit Lefter Koka ka udhrëruar ndaljen e gjuetisë ndaj këtyre shpendëve të rralle, të cilët rrezikojnë biodiversitetin e vendit.

Krahas moratoriumit 5-vjeçar për gjuetinë Ministri i Mjedisit, Lefter Koka ka dhënë një urdhër për në mbrojtje të shpendëve të egër ujorë dhe tokësor sipas direktivave të Bashkimit Europian. Janë rreth 193 shpende vunerabël të cilët janë pelikani kaçurel, lejleku, mjelma, Pata etj. Përgjegjësja e sektorit të Biodiveristetit në Ministrinë e Mjedisit, Elvana Ramaj thekson për TVSH se ky urdhër ndihmon në pasurimin e natyrës së vendit dhe shtimin e popullatës së shpendëve ujorë dhe tokësorë.

Me miratimin e këtij akti i hapet rrugë shpalljes së zonave veçanërisht të mbrojtura me rëndësi për komunitetin Evropian në Shqipëri. Ndërkohë ky urdhër gjithashtu rrit dhe direktivat e shpendëve vendas në masën e 95 %.