KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Bekenbauer dhe 5 zyrtarë gjermanë, në Komitetin e Etikës

Bekenbauer dhe 5 zyrtarë gjermanë, në Komitetin e Etikës

Procesi i hetimit të skandaleve që kanë përfshirë organizmin që qeveris futbollin botëror, FIFA, vazhdon të përfshijë në vorbullën e tij të tjerë personalitete të sportit më popullor në planet. Sipas raporteve të mediave ndërkombëtar, legjenda e futbollit Franc Bekenbauer, së bashku me Volf-gang Nirs-bahut dhe Teo Zvanzigerit, praktikisht 3 njerëzit më fuqishëm të futbollit gjerman të dy dhjetëvjeçarëve të fundit, duhet të dalin përpara Komitetit të Etikës në FIFA. Tri figurat në fjalë, së bashku me 3 ish-zyrtarë të tjerë të Federatës Gjermane të Futbollit janë njoftuar paraprakisht se janë hapur hetime ndaj tyre në lidhje me të drejtën e organizimit të Botërorit 2006. Në përfundim të hetimeve, vendimi që mund të merret mund të konsistojë në vërejtje, gjobë apo pezullim. Dy prej zyrtarëve të lartë kanë shërbyer si presidentë të Federatës Gjermane të Futbollit, ndërsa Bekenbauer, kampion i botës si futbollist më 1974-ën dhe trajner më 1990-n, ishte arkitekti i fitimit nga ana e Gjermanisë, e të drejtës për organizimit të Botërorit 2006.