KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Leister Siti fiton për herë të parë Premier Ligën Angleze

Leister Siti fiton për herë të parë Premier Ligën Angleze

Leister Siti, triumfi brenda një sezoni të jashtëzakonshëm. Suksesi i Leister Sitit nën drejtimin e trajnerit Klaudio Ranieri do të hyjë në histori si një nga arritjet më të mëdha në sport, e sidomos në futbollin anglez. Një qytet që po përjeton realizimin e një përralle. Xhemi Vardi, me 22 golat e shënuar Ishte frymëzuesi, shpirti dhe heroi i skuadrës drejt titullit kampion. Kjo që arriti skuadra e Ranierit, nuk është shkencë me raketa, por thjesht shpirt skuadre dhe sakrifica e mbi të gjitha realizimi me përpikmëri i skemave të trajnerit. Pas barazimit 2-2 në ndeshjen e së hënës, Çelsi-Totenhem, ndërsa Leister festonte titullin kampion, ka ardhur edhe urimi i kreministrit britanik, David kamerun: “Komplimente për Leister. Një titull kampion i jashtëzakonshëm dhe i merituar në Premier Ligë”. Ndërsa trajneri Klaudio Ranieri në orët e vona të mbrëmjes është shprehur: “Jam i lumtur për tifozët, presidentin dhe gjithë komunitetin e leisterit. Nuk e di kush është sekreti ynë por di të them se lojtarët kanë dhënë zemrën dhe shpirtin në fushë për këtë titull”. Por titulli kampion i Leisterit ka qenë një rrënim për bukmejkërsat anglezë. I kuotuar me koefiçientin 5000 me 1 fitimi i titullit nga të ashtuquajturat dhelpra, ka shkaktuar humbje të mëdha në kompanitë angleze të basteve.