KRYEFAQJA » LAJME » Lejet e ndërtimit do të bëhen online
Lejet e ndërtimit, nga 31 marsi do të bëhen online

Lejet e ndërtimit do të bëhen online

Shqipëria shënon një hap të rëndësishëm për zhvillimin e territorit, me aplikimin e lejeve të ndërtimit on-line. Në konferencën ndërkombëtare “Lejet elektronike të ndërtimit për një rajon konkurues”, me të pranishëm nga 8 vendet e rajonit, kryeministri Edi Rama, tha se kjo do të jetë pika e kthesës pas një periudhë kaotike më shumë se 25 vjecare.

Ministria e Zhvillimit Urban, Eglantina Gjermeni, shprehu angazhimin e vendit tonë për të bashkërënduar politikat rajonale për projekte konkrete planifikimi, por edhe për dixhitalizimin e shërbimeve që ofrohen në të dy nivelet, qendror e lokal.

Ndërsa për ministren e inovacionit, Milena Harito, ky proces është përshpejtues në rrugën e reformave për në BE.

Konferenca ndërkombetare vjen si mbështetje e Programit Shoqërisë Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar GIZ. Në shqipëri sistemi on-line i lejeve të ndërtimit ofrohet që prej 20 prillit 2016.