KRYEFAQJA » LAJME » Lejet e ndërtimit për pallatet poshtë digës. Vijojnë replikat mes Nishanit e Veliajt

Lejet e ndërtimit për pallatet poshtë digës. Vijojnë replikat mes Nishanit e Veliajt

Një ditë pasi presidenti Bujar Nishani i kërkoi drejtësisë të hetojë kryebashkiakun e Tiranës për shpifje, ky i fundit ka dalë përpara medias, duke e cilësuar presidentin përçarës të shoqërisë. Për kryebashkiakun, kreu i shtetit nuk është i fokusuar në interesin publik, por në atë personal. Kreu i Bashkisë ngriti disa pyetje për Nishanin: “Çfarë mendon Presidenti për 5 pallatet te diga e liqenit, pak metra nga këndi i lodrave? Kur ka mendim për këndin e lodrave, duhet të ketë dhe për këtë. Basha e ka dhënë lejen pasi qeveria kishte ndaluar ndërtimet në gjithë territorin e vendit. Askush nuk e ka aprovuar ndërtimin te diga…A ka përdodur SHISH për të bllokuar punën e Bashkisë? A i ka thirrur Nishani gjyqtarët kyç për t’ju kërkuar të impenjohen kundër Bashkisë së Tiranës për çështjet që kanë në dorë? A ka porositur SHISH-in Bujar Nishani që të mobilizohet kundër Bashkisë me të gjitha mënyrat për të njollosur punët në Bashkinë e Tiranës?” Kryebashkiaku Veliaj e akuzon presidenti Nishani se përmes trupës gjykuese, kërkon të favorizojë ndërtimin e bllokut të pallateve poshtë digës së Liqenit. Ndërsa pak kohë më parë, kreu i shtetit u shpreh publikisht kundër këndit të lojrave që Bashkia po ndërton në Liqenin Artificial.