KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Lëkundje të forta tërmeti në qendër të Italisë, 21 të vdekur
Lëkundje të forta tërmeti në qendër të Italisë, 13 të vdekur
EPA/EMILIANO GRILLOTTI

Lëkundje të forta tërmeti në qendër të Italisë, 21 të vdekur

Tre lëkundje të fuqishme tërmeti kanë goditur qendrën e Italisë. Më e forta është regjistruar në orën 3:36 me një forcë 6 ballëshe sipas shkallës Richter. Epiqendra ka qënë 2 kilometra nga Akumoli në Rieti dhe 10 kilometra nga Arkuata e Trontos në Askoli Piçeno dhe Amatriçe në Rieti. Tërmeti ka pasur një thëllësi prrej katër kilometrash. Lëkundja e dytë dhe e tretë janë regjistruar në orën 4:32 dhe në 4:33, të cilët kanë pasur një epiqendër në afërsi të Norçias (Peruxhia), Kastelsantanxhelo në Nera (Maçerata) dhe Arkuata e Trontos. Thellësia e dy tërmeteve të fundit ka qëne 8 dhe 9 kilometra. Deri tani mbi 50 lëkundje janë regjistruar me një forcë rreth 2 balle dhe pesë me një forcë nga 4-5 ballë.

Sipas një bilanci të parë të Mbrojtjes Civile Italiane viktimat e regjistruara janë 21. Një fëmi është nxjerrë gjallë nga gërmadhat.

Në provincën e Rietit në Lacio dhe mes rajoneve të Umbrias dhe Markeve. Dy të vdekur në Peskara të Trontos (Askoli Piçeno). Dy kufoma janë nxjerrë nga gërmadhat në Amatriçe, ku gjysma e vendit është shkatërruar. Tre persona kanë vdekur në shembjen e pjesshme të një shtëpie në Amatriçe. Këtë e ka thënë prifti i zonës Fabio Gammarota, i cili punon me skuadrat e ndihmës së shpejtë. Po hiqen me dorë gërmadhat për të kërkuar persona të tjerë.