KRYEFAQJA » LAJME » Lente të reja që ngadalësojnë miopinë, tashmë në treg
lentet e reja ngadalesojne miopine

Lente të reja që ngadalësojnë miopinë, tashmë në treg

Një profesor i Universitetit Politeknik të Katalonjës në Barcelonë të Spanjës ka shpikur lente kontakti të cilat mund të ngadalësojnë me 43 përqind avancimin e miopisë. Kjo teknologji e re do të jetë e dobishme veçanërisht për moshat e reja, pasi ky defekt i shikimit zhvillohet nga mosha 9 deri në 30 vjeç. Çdokush që vuan nga miopia do të mund të përfitojë nga kjo teknologji, e cila është unike pasi lentet modifikojnë mënyrën e fokusimit të retinës; kontrollojnë turbullimin periferik të shikimit, pra bllokojnë sinjalet optike që shkaktojnë zgjerimin e syrit që çon në zhvillimin e miopisë. Lentet i janë nënshtruar testimit për një periudhë dyvjeçare dhe tashmë janë në shitje.