KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Lera: Paketa fiskale e 2017-es, nuk do të ketë rritje taksash
Lera: Paketa fiskale e 2017-es,nuk do të ketë rritje taksash

Lera: Paketa fiskale e 2017-es, nuk do të ketë rritje taksash

Ministria e Financave ka nisur punën për hartimin e paketës fiskale për vitin që vjen. Në një intervistë për TVSH, drejtori i politikave fiskale në ministrinë e financave Niko Lera, garanton se drafti nuk do të ketë rritje taksash, por po shihet mundësia e uljes së tyre. Sipas tij një prej taksave që do të ulet është renta minerare, ndërsa do të ketë dërhyrje edhe për akcizat. Më parë është përfunduar paketa lehtësuese për proçedurat tatimore e cila u finalizua pas 6 muaj konsultime me biznesin. Ajo pritet të hyje në fuqi këtë muaj. Në mes të muajit shtator pritet të mbërrijë në Tiranë misioni i Fondit Monetar në takimet e rradhës me autoritetet shqiptare. Në fokus të takimeve do të jetë pikërisht paketa fiskale e vitit të ardhshëm.