KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Siri, lirohen tre gazetarë spanjollë të marrë peng vitin e kaluar
gazetare spanjolle, lerohen, peng, siri , alepo, madrid

Siri, lirohen tre gazetarë spanjollë të marrë peng vitin e kaluar

Tre gazetarë spanjollë të rrëmbyer në Siri vitin e kaluar janë liruar. Lajmin e konfirmoi qeveria spanjolle e cila nuk dha hollesi te tjera veç faktit se gazetarët kaluan në duar të sigurta në Turqi para se të fluturonin drejt Madridit. Tre gazetarët figuronin si të zhdukur që nga korriku i vitit të kaluar, kur raportonin nga rrethinat e qytetit të Alepos. Mediat spanjolle thanë se ata ishin rrembyer nga Fronti Al-Nusra, nje degë e Al-Kaedes në Siri.