KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Letërsia shqipe në Panairin e Librit në Leipzig
Letërsia shqipe në Panairin e Librit në Leipzig

Letërsia shqipe në Panairin e Librit në Leipzig

Edhe këtë vit letersia shqipe do të ketë stendën e saj në Panairin e Librit në Leipzig, i cili do të mbahet mes datave 17 dhe 20 mars. Autorët përfaqësues, të mbështetur nga Ministria e Kulturës dhe rrjeti TRADUKI, janë Luljeta Lleshanaku, Virion Graçi dhe Ardian Christian-Kyçyku. “Atdheu, arratia, dëbimi, shpërngulja”  është tema madhore rreth së cilës rrjeti TRADUKI ka ndërtuar panelet e diskutimit mes shkrimtarëve të Europës Qëndrore dhe Juglindore. Historia e tridhjetë viteve të fundit të këtij rajoni, ka qenë histori e shkëputjes nga regjimet totalitare, e përpjekjes për të ndërmarrë rrugën e mundimshme të integrimit në Bashkimin Europian, histori e ndarjeve të dhunshme nga familja e atdheu, histori arratie e dëbimi. Për të gjitha këto ndryshime të rëndësishme që kanë tronditur e vazhdojnë te trondisin jetesën e këtyre vendeve, do të dëshmojnë autorët nëpërmjet letërsisë së tyre. Ky panair konsiderohet si festa me e madhe evropiane e librit duke tërhequr një publik të jashtëzakonshem dhe mosha të ndryshme.

Para Mbrapa
Graci
Leshanaku
Kycyku
Para Mbrapa