KRYEFAQJA » LAJME » Letra e Dukës për kombëtaren…
Letra e Dukës për kombëtaren...

Letra e Dukës për kombëtaren…

Nëpërmjet një letre publike, presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka ka dashur të sqarojë faktin se pse nuk janë thirrur në finalet e europianit, Salihi, Meha e lojtarë të tjerë.

Të gjithë duan të jenë në Francë-shkruan midis të tjerash Duka. – Çdo lojtar që ka kontribuar për skuadrën kombëtare të Shqipërisë, që ka veshur fanellën e saj, kishte të drejtën që të shpresonte dhe ëndërronte për të patur një vend në Euro. Për fat të keq, vendet janë të limituara. Unë respektoj vendimin e institucionit të trajnerit. Ato janë zgjedhje ekskluzive të tij dhe të stafit teknik.

Falenderoj përpara gjithë shqiptarëve, të gjithë ata futbollistë, që kanë kontribuar qoftë edhe vetëm duke u grumbulluar me kombëtaren shqiptare e deri tek ata lojtarë që kanë gjurmë të forta si Hamdi Salihi, të cilin e vlerësoj si futbollist dhe si njeri dhe ruaj një respekt të veçantë. Gjithashtu, asnjë nga ne nuk mund të harrojë kontributin e Mehës, Currit, Bulkut, Hykës, Vajushit, Kapllanit, Vilës dhe Ramës gjatë këtij sezoni të paharrueshëm dhe historik të këtyre eliminatoreve.

Duke shpresuar që të japim më të mirën tonë për të bërë një paraqitje dinjitoze në “Francë 2016”, unë shpreh besimin se djemtë e përzgjedhur nga trajneri De Biasi, do të japin maksimumin dhe do të na nderojnë në Europian.

Jam i sigurte qe ky është dhe urimi i cdo Shqiptari.