KRYEFAQJA » LAJME » Lezhë: Qëllohet me armë furgoni,vritet një person

Lezhë: Qëllohet me armë furgoni,vritet një person

Rreth orës 6 të mëngjesit të ditës së sotme në rrugën e vjetër të Torovicës në zonën që ndan Lezhën me Shkodrën policia lokale njofton se është kryer një vrasje. Policia gjeti në vendin e ngjarjes një mjet tip “Ford” dhe një person që ishte pa jetë. Ai është Ajet Qokthi, 26 vjeç, që po udhëtonte me një tjetër person, një i afërm i tij. Ata bënin transportin e qumështit nga fermat blegtorale që janë në zonë.  Nga burimet e para mendohet se ka patur një tentativë grabitje. Policia ndërkohë është në zonë dhe ka ngritur pika të shumta kontrolli, duke kërkuar për vrasësit.