KRYEFAQJA » LAJME » Lezhë, vidhet me dhunë një pikë karburanti
Lezhë, vidhet me dhunë një pikë karburanti

Lezhë, vidhet me dhunë një pikë karburanti

Një tjetë histori grabitjeje me dhunë e pikave të karburantit është regjistruar këtë të dielë. Ngjarja ka ndodhur në autostradën Lezhë-Shkodër në orë tre të mëngjesit të së dielës pranë Dajç të Lezhës. Dy persona të maskuar dhe të armatosur nën kërcënimin e armëve u kanë kërkuar punonjësve të karburantit xhiron ditore. Një prej tyre ka kundërshtuar, por është dhunuar keqazi nga vjedhësit derisa ka humbur ndjenjat. Vjedhësit kanë grabitur shumat që ndodheshin në kasafortë që mendohet se janë në vlerën e afro 1.5milionë lekëve dhe janë larguar. Policia ka mbërritur në vendgjarje, ndërsa roja është dërguar në spitalin e Lezhës ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia thotë se ka shoqëruar disa persona që dyshohen si autorë të ngjarjes.
Vjedhja me dhunë e pikave të karburanteve në Shqipëri është bërë mjaftë shqetësuese. Sipas shifrave zyrtare gjatë pesë vjetëve të fundit në të gjithë vendin janë vjedhur nëpërmjet grabitjes 170 pika, ndërsa janë zbuluar jo më shumë se 40 përqind e tyre. Në disa raste dhuna ka qenë ekstreme pasi ka rezultuar me humbjen e jetës së rojeve të karburantit.