KRYEFAQJA » LAJME » FRESSH voice udhëton drejt Lezhës

FRESSH voice udhëton drejt Lezhës

Partia Socialiste vijoi me Lezhën, konkursin për gjetjen e të rinjve me ambicje brenda rradhëve të forumit rinor eurosocialist. Pandeli Majko, ftoi të rinjtë të shpalosin vizonin e tyre reformator, jo vetëm për strukturat e Partisë Socialiste, por edhe për formimin e liderve të rinj në rradhët e saj. Ndërsa Elisa Spiropali, duke vlerësuar rolin e të rinjve në jetën e partisë dhe të vendit, siguroi se ato janë shtysa drejt fitores në zgjedhjet e ardhshme. Partia Socialiste ka ndërmarrë një konkurs në të gjithë vendin, për nxitjen e të rinjve të jenë pjesë aktive e politikës dhe investimit për të krijuar liderët e së ardhmes.