KRYEFAQJA » LAJME » Liberalizimi i tregut të energjisë
KESH garanton furnizimin me energji

Liberalizimi i tregut të energjisë

Faza e parë e liberalizimit të tregut të energjisë që duhet të niste në Korrik me daljen në treg të lirë të konsumatorëve të lidhur me 35 kw, pritet të finalizohet brenda muajit të ardhshëm. Vonesën rreth 4 mujore ministria e energjisë e argumenton me mungesën e akteve nënligjore si dhe nevojën e disa investimeve.

Nëse kjo fazë nuk shtyhet sërish, deri në fund të vitit të ardhshëm, mbi 5 mijë biznese nuk do të furnizohen më nga OSHEE, por do e blejnë energjinë në tregun e lirë. Por klientët me 20 kw që parashikohet të dalin në treg të lirë në janar të 2017 e që përbëjnë pjesën më të madhe të biznesit e shohin larg konkretizimit këtë proçes.

Bizneset që do të dalin në tregun e lirë zënë aktualisht 15 përqind të konsumit total të energjisë.