KRYEFAQJA » LAJME » Liberalizimi i vizave për Kosovën, Franca e Belgjika kundër
viza

Liberalizimi i vizave për Kosovën, Franca e Belgjika kundër

Ministri i brendshëm i Francës, Bernard Cazeneuve si dhe ministri belg për Emigracion, Theo Francken kanë kundërshtuar heqjen e vizave për disa shtete, përfshirë këtu edhe Kosovën. Madje, sipas BBC, Bashkimi Evropian po kërkon krijimin e mekanizmave që pezullon në mënyrë urgjente liberalizimin e vizave në rast abuzimi. Vetëm pas krijimit të një mekanizmi të tillë, mund të negociohet heqja e vizave për Ukrainën, Gjeorgjinë dhe Kosovën. “Nuk mund ta kemi në konsideratë heqjen e vizave për Ukrainën, Gjeorgjinë e Kosovën në javët dhe muajt e ardhshëm. Franca nuk e dëshiron këtë”, ka thënë ministri Cazeneuve. Deklaratat janë bërë dje gjatë samitit të Këshillit të Evropës, ku ministrat evropian diskutuan rreth liberalizimit të vizave për Turqinë. Sipas BBC-së, komentet e minsitrit francez janë mbështetur nga zyrtarë të tjerë pjesëmarrës në këtë samit. Ndërsa, ministri belg ka thënë se liberalizimi i vizave për Ukrainën, Kosovën dhe Gjeorgjinë nuk është ide e mirë.