KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Libi, dalin trupat e të mbyturve
Libi, dalin trupat e të mbyturve

Libi, dalin trupat e të mbyturve

Trupat e qindra emigrantëve që u mbytën në përpjekje për të arritur në Europë kanë dalë në plazhet e Libisë. Vullnetarët e Shoqatës së Kryqit të Kuq në Libi çdo ditë mbledhin eshtrat e emigrantëve përgjatë vijës bregdetare. “Kjo ndodh çdo ditë. Këto lloj gjëra ndodhin gjatë gjithë kohës në Libi ” tha një ztrtar i Kryqit të Kuq libian. Eshtrat e të gjeturve gjysëm të zhytur në rërë do të varrosen në varre të pashënuara. Ndërkohë më shumë se 1 mijë burra, gra dhe fëmijë të cilët i mbijetojnë udhëtimit të pabesë në Europë shpëtohen çdo ditë në brigjet e Greqisë dhe Italisë. Në harkun kohor të afro dy dekadave e gjysëm, vlerësohet se paktën rreth 17 mijë persona kanë humbur jetën në detin Mesdhe në tentativë për të kaluar nga Afrika në Europë .