KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Libi, rojet bregdetare ndalojnë anijet me emigrantë
emigrante

Libi, rojet bregdetare ndalojnë anijet me emigrantë

Rojet bregdetare në Libi kanë ndaluar disa anije, me rreth 850 emigrantë, që kanë bërë përpjekje të arrijnë në Evropë, të dielën. Emigrantët nga vende të ndryshme të Afrikës, përfshirë 79 gra, janë zënë në shtatë anije, pranë Sabratas, në perëndim të Tripolit. Mbi 30,000 emigrantë kanë arritur këtë vit nga Libia në Itali.