KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Libi, shpërthim në një depo municionesh
libi

Libi, shpërthim në një depo municionesh

Më shumë se 30 persona kanë mbetur të vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur si pasojë e një shpërthimi të një kontenieri me municione dhe fishekzjarre në qytetin Karabuli, rreth 60 kilometra në lindje të Tripolit në Libi. Ngjarja vjen në vazhdim të përplasjve të armatosura mes milicive në Misurata, mbështetës të qeverisë në Serraj dhe banorëve të Karabulit. Të gjitha viktimat besohet se janë luftëtarë lokalë. Sipas Libya Observer, dhuna ka nisur në momentin kur një prej luftëtarëve të Misuratës ka sulmuar një tregtar të zonës, i cili më pas ka reaguar duke i shkaktuar vdekjen e luftëtarit.