KRYEFAQJA » LAJME » Librat shqip, gjykata greke dënon shoferët shqiptarë
Librat shqip, gjykata greke dënon shoferët shqiptarë

Librat shqip, gjykata greke dënon shoferët shqiptarë

Gjykata e Janinës në Greqi ka shpallur të premten fajtorë dy shoferë të ministrisë së jashtme shqiptare dhe i ka dënuar me nga 30 muaj heqje lirie me kusht. Ata u ndaluan pak ditë më parë ndërsa po transportonin libra shkollorë shqiptarë në Greqi dhe gjykata i shpalli fajtor nën akuzën e tentativës për futjen e materialeve propagandistike në Greqi. Sipas gjykatës në libra janë gjetur harta të Shqipërisë së Madhe, madje dhe hartë ku shkruhej Çamëria. Ambasadori shqiptar në Greqi, Dashnor Dervishi lidhur me këtë ngjarje ka deklaruar se librat nuk kanë pasur asnjë përmbajtje provokuese, por ishin thjesht tekse që çdo vit çohen nga Shqipëria në Greqi për kurset e gjuhës shqipe.