KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Liderët botërorë shprehin ngushëllimet për viktimat e sulmit në Nisë
nice-attack-150708

Liderët botërorë shprehin ngushëllimet për viktimat e sulmit në Nisë

Liderët botërorë kanë shprehur ngushëllimet dhe solidaritetin e tyre me viktimat e sulmit të Nisës. “Vlerat demokratike e kanë bërë Francën një frymëzim për të gjithë botën, dhe ne e dimë se Franca do ta tejkalojë këtë ngjarje shkatërruese dhe tragjike,” u shpreh presidenti Obama, duke dënuar ngjarjen përmes një deklarate për shtyp. Presidenti i Këshillit Europian Donald Tusk e quajti ditën e djeshme një ditë të trishtuar për Francën dhe për Europën. Kancelarja Angela Merkel u shpreh se ishte e shokuar nga vrasja masive në Nisë, ndërsa theksoi se Gjermania do të qëndrojë në krah të Francës në këto kohë të vështira. Sekretari britanik i Puneve të Jashtme Boris Xhonson u shpreh se ishte i shokuar nga ngjarja. Ngushëllime për familjet e viktimave shprehu edhe Donald Tramp, i cili gjithashtu u shpreh se gjërat po përkeqësohen gjithnjë e më shumë. “Kur do të mësojmë?”, ka shkruar ai në Twitter.