KRYEFAQJA » LAJME » Liderët shqiptarë dënojnë ngjarjen e rëndë në Mynih
A screen grab taken from video footage shows special forces police officers standing guard next to a fast foot restaurant following a shooting rampage at the Olympia shopping mall in Munich, Germany July 22, 2016. REUTERS/Non-stop News/Handout via Reuters TV GERMANY OUT NO ARCHIVES. FOR EDITORIAL USE ONLY. NOT FOR SALE FOR MARKETING OR ADVERTISING CAMPAIGNS. THIS IMAGE HAS BEEN SUPPLIED BY A THIRD PARTY. IT IS DISTRIBUTED, EXACTLY AS RECEIVED BY REUTERS, AS A SERVICE TO CLIENTS. GERMANY OUT. NO COMMERCIAL OR EDITORIAL SALES IN GERMANY.

Liderët shqiptarë dënojnë ngjarjen e rëndë në Mynih

Pas aktit barbar në Mynih, Presidenti Nishani, Kryetari i Kuvendit Meta, Kryeministri Edi Rama, Kryetari i opozitës Lulzim Basha, dënuan ngjarjen e dhunshme e shprehën solidaritetin e tyre me Gjermaninë mike.
Presidenti i Republikës i dërgoi një mesazh solidariteti homologut të tij gjerman, duke nënvizuar se i dënon me forcën më të madhe këto akte të nxitura nga organizata terroriste e që përmes radikalizimit të të rinjve apo njerëzve në dëshpërim, kërkojnë të terrorizojnë qytetarët e të ndjellin frikë në jetën e tyre të përditshme.Aktet e djeshme ekstremiste dhe kriminale terroriste në Mynih, thotë Zoti Nishani, ku humbën jetën shumë qytetarë të pafajshëm, mes të cilëve edhe disa me kombësi shqiptare, më tronditën shumë. Presidenti u shpreh ngushëllimet familjeve të viktimave, ndërsa uron shërim të shpëjtë për të plagosurit.
Po kështu në një postim në llogarinë e tij në Facebook, kreu i qeverisë Edi Rama shpreh keqardhjen për ngjarjen tragjike që i kushtoi jetën njerëzve të pafajshëm.
“Trishtim i thellë për jetët e humbura në sulmin barbar të Mynihut mes të cilave edhe jetë shqiptarësh!
Solidaritet me Gjermaninë mike”, e mbyll postimin e tij kryeministri i vendit.
Edhe kryeparlamentari Meta, në një mesazh të posaçëm shpreh hidhërimin për jetët e humbura dhe solidarizohet me Gjermaninë.
Zoti Meta thotë në mesazhin e tij se terrorizmi goditi sërish, për këtë arësye lufta ndaj të keqes duhet të na bashkojë më shumë. Koha të reflektojmë si një bashkësi e të mirës kundër të keqes.
Kryetari i Kuvendit shpreh solidaritet me familjet e viktimave, me Kancelaren Merkel dhe autoritetet më të larta të Gjermanisë. Zoti Meta u shpreh gjithashtu ngushëllimet edhe familjeve të shqiptarëve që humbën të afërmit e tyre nga ky akt barbar.
Gjithashtu kryetari i opozitës Lulzim Basha ka dënuar ngjarjen e rëndë duke u shprehur ngushëllimet familjeve të shqiptarëve që humbën të dashurit e tyre nga akti barbar në Mynih. Zori Basha thotë në mesazhin e tij se në këtë moment të rëndë jemi me zemër dhe mendje pranë tyre, të bashkuar për ta përballuar dhimbjen e madhe.