KRYEFAQJA » LAJME » Lideri i AAK Haradinaj dorëzon mandatin e deputetit
Lideri i AAK Haradinaj dorëzon mandatin e deputetit

Lideri i AAK Haradinaj dorëzon mandatin e deputetit

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj ka deklaruar dorëheqjn e parevokueshme të mandatit të deputetit, pasi sipas tij “e konsideroj se Kuvendi i Republikës së Kosovës, nuk është më një institucion demokratik dhe rrjedhimisht unë nuk e shoh vetën më pjesë të kësaj legjislature””. Në një deklaratë të posaçme për mediat zoti Haradinaj shprehet se “Në mandatin tim prej deputeti, jam munduar që të ngre shqetësimet e mia serioze për çështje me interes për vendin, duke përfshirë edhe gabimet që po bëheshin me nënshkrimin e dy marrëveshjeve kontestuese, demarkacionin dhe asociacionin, por jam injoruar nga uzurpatorët e pushtetit e të Kuvendit”. “Pikërisht si rezultat i një injorimi të tillë dhe e një papërgjegjësie ekstreme të pushtetarëve të këtij vendi, e vetmja r rugë veprimi e imja si deputet, kishte mbetur logjika e kundërshtimit me gaz” spjegon më tej lideri i AAK aksionin opozitar.
Vendimi i zoti Haradinaj vjen pas ngjarjeve të së premtes në Kuvendin e Kosovës, ku seanca plenare është ndërprerë disa herë për shkak të hedhjes së gazit lotsjellës nga opozita. Zyrtarët e kuvendit përjashtuan 23 deputetë të opozitës dhe maxhoranca e mbajti e vetme seancën ku miratoi disa ligje.