KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Lideri i Shtetit Islamik, thirrje luftëtarëve të tij që t’iu rezistojnë operacioneve të forcave irakiane
lideri-i-shtetit-islamik-thirrje-luftetareve-te-tij-qe-tiu-rezistojne-operacioneve-te-forcave-irakiane

Lideri i Shtetit Islamik, thirrje luftëtarëve të tij që t’iu rezistojnë operacioneve të forcave irakiane

Grupi terrorist i Shtetit Islamik ka nxjerrë një regjistrim audio që thuhet se vjen nga lideri i saj, Abu Bakr al-Baghdadi. Nëse regjistrimi është i vërtetë, ky është mesazhi i parë publik prej tij në më shumë se një vit, duke hedhur poshtë gjithashtu zërat se ai kishte vdekur. Zëri në audio u bën thirrje luftëtarëve të ISIS të mbrojnë qytetin e Mosulit kundër ushtrisë irakiane, që po përpiqen ta rimarrin atë nga militantët e Shtetit Islamik. Në mesazhin e lëshuar Al-Baghdadi thotë: “Të luftoni për territorin tuaj me nder është një mijë herë më e lehtë se të tërhiqesh me turp.””Në nuk tërhiqemi- thotë zëri – Kjo luftë dhe xhihadi i madh është rritur vetëm me besimin tonë të fortë, me vullnetin e Zotit dhe me bindjen tonë se e gjithë kjo është një luftë për fitore.” Vendndodhja e Baghdadi-t mbetet e panjohur. Disa zyrtarë thanë se ai mund të jetë në brendësi të Mosul-it së bashku me luftëtarët e ISIS. Megjithatë ende mbetet për t’u verifikuar nëse zëri në audio i përket Baghdadi-t. Gjatë viteve të fundit ka pasur zëra të vazhdueshëm për vdekjen e tij, përfshi dhe vitin e kaluar kur ushtria irakiane tha se kishte goditur karvanin e tij. Mosuli, bastioni i fundit urban i ISIS në Irak, është vendi ku Al-Baghdadi shpalli kalifatin 2 vite më parë.