KRYEFAQJA » LAJME » Liga e Europës kthehet në RTSH, Interi mundet 0-2
logo-uefa-europa-league

Liga e Europës kthehet në RTSH, Interi mundet 0-2

Pas Ligës së Kampioneve, edhe veprimtaria e dytë e klubeve të kontinentit, Liga e Europës, ka nisur mbrëmë fazën e ndeshjeve në grupe. Takimi i përzgjedhur mbrëmë ishte ai i zhvilluar në Stadiumin “San Siro” të Milanos, midis Interit vendas dhe izraelitëve të Hapoel Bir Shevas, i vlefshëm për grupin K. Hapoel Bir Sheva mban vendin e parë në kampionatin izraelit, me 7 pikë të marra në 3 ndeshje dhe ka treguar se është një skuadër me potencial, pasi ka fituar me rezultatin 2-0. Pjesa e parë është mbyllur me rrjeta të paprekura, ndërsa në të dytën, izraelitët kanë gjetur dy herë rrugën e rrjetës. Migel Vitor ka shënuar golin e parë në minutën e 54-ët, ndërsa 15 minuta më pas, Buzalo ekzekuton mjeshtërisht një goditje të lirë dhe përshëndet rrjetën. Interi, që aktualisht renditet i 11-ti në Serinë A të Italisë, me vetën 4 pikë të marra në 3 ndeshjet e para të këtij sezoni, ka qenë i zbehtë në lojën e vet, duke u mundur kështu me rezultatin 0-2.