KRYEFAQJA » LAJME » Liga e Europës: Në 1/16 spikat Borusia Dortmund – Porto
Liga e Europës: Në 1/16 spikat Borusia Dortmund - Porto

Liga e Europës: Në 1/16 spikat Borusia Dortmund – Porto

Në Nion të Zvicrës u hodh sot në orën 13:00 shorti i turit të 32-shes të UEFA Europa League (Liga e Europës). Skuadrat u ndanë në dy vazo, njëra mbante fitueset e 12 grupeve dhe katër më të mirat e vendeve të treta të Ligës së Europës (Molde, Liverpul, Krasnodar, Napoli, Rapid Vienë, Braga, Lacio, Lokomotiv Moskë, Bazel, Totenhem, Shalke 04, Atletik Bilbao, Porto, Olimpiakos, Mançester Junajtid, Bajer Leverkuzen) dhe tjetra vendet e dyta në në 12 grupet dhe pjesa tjetër e vendeve të treta të Ligës së Europës (Fenerbahçe, Sion, Borusia Dortmund, Midtjiland, Vilareal, Marsejë, St-Étienne, Sporting Lisbonë, Fiorentina, Anderleht, Sparta Pragë, Augsburg, Sevilia, Valencia, Gallatasaraj, Shaktar Donjeck).

Ja dhe tetë çiftet e këtij turi:

Valencia – Rapid Vienë
Fiorentina – Totenhem
Borusia Dortmund – Porto
Fenerbahçe – Lokomotiv Moskë
Anderleht – Olimpiakos
Midtjiland – Mançester Junajtid
Augsburg – Liverpul
Sparta Pragë – Krasnodar
Gallatasaraj – Lacio
Sion – Braga
Shaktar Donjeck – Shalke 04
Marsejë – Atletik Bilbao
Sevilia – Molde
Sporting Lisbonë – Bajer Leverkuzen
Vilareal – Napoli
St-Étienne – Bazel

Skuadrat që vijnë nga i njëjti vend apo i njëjti grup nuk mund të binin bashkë. Gjithashtu sipas një vendimi të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, skuadrat ruse dhe ukrainase nuk mund të binin bashkë (Krasnodar, Lokomotiv Moskë, Shaktar Donjeck). Ndeshjet e vajtjes luhen me 18 shkurt, me përjashtim të Fenerbahçes që luan me 16 shkut për të mos patur përplasje me Gallatasarajn. Ndeshjet e kthimit do të luhen me 25 mars 2016, me përjashtim të Bragës që luan me datë 24 për të mos patu përplasje me Porton.