KRYEFAQJA » LAJME » Liga e Europës: Shorti vë përballë Borusia D. – Liverpul
Liga e Europës: Shorti vë përballë Borusia D. - Liverpul

Liga e Europës: Shorti vë përballë Borusia D. – Liverpul

U hodh sot në qendrën e shorteve në Nion të Zvicrës shorti i çerekfinaleve të Ligës së Europës. Tetë skuadrat që do të luftojnë për të shkuar në finalen e Bazelit me 18 maj janë: Atletik Bilbao, Borusia Dortmund, Braga, Liverpul, Sevilja, Shaktar Donjetsk, Sparta e Pragës dhe Vilareal.

Çiftet e çerekfinaleve u përcaktuan nëpërmjet një shorti të hapur ku asnjëra skuadër nuk ishte kokë serie. Ndeshja më e spikatur është ajo ndërmjet Borusia D. – Liverpul.

Braga – Shaktar D.
Vilareal – Sparta P.
Atletik B. – Sevilja
Borusia D. – Liverpul

Ndeshjet e vajtjes do të luhen me 7 prill ndërsa të kthimit me 14 prill.