KRYEFAQJA » LAJME » Liga e Europës: Skënderbeu pret Sportingun e Lisbonës në Elbasan Arena
Liga e Europës: Skënderbeu pret Sportingun e Lisbonës në Elbasan Arena

Liga e Europës: Skënderbeu pret Sportingun e Lisbonës në Elbasan Arena

Skënderbeu dhe Sportingu i Lisbonës do të luanje sot në në Elbasan Arena, ne orën 21:05, aktin e katërt të Grupit H, e vlefshme për Ligën e Europës. Korçarët që vijnë në këtë përballje pas tre humbjeve janë gjithnjë në kërkim të pikëve të para. Nga ana tjetër Sportingu ka bërë tre ndeshje dhe ka një fitore, të marrë pikërisht kundër Skënderbeut me 22 tetor, një barazim dhe një humbje.

Mirel Josa ka kërkuar nga futbollistët e tij përqëndrim maksimal dhe marrjen e 1 pike në sfidën me Sporting. Për fitoren presidenti i Skënderbeut, Ardjan Takaj ka vendosur një çmim prej 30 milionë lekë. Ndërsa trajneri i Sportingut, Jesus, në konferencën për shtyp ka theksuar se ndaj Skënderbeut kërkon tre pikë. Portugezët vijnë në këtë ndeshje pa tre titullarë të rëndësishëm, mesfushorët Carvalho, Aquilani dhe sulmuesin Gutiérrez. Ata mungojnë për arsye fizike.

Formacionet e mundshme që do të vihen përballë njëra-tjetrës janë:

Skënderbeu: Shehi, Vangjeli, Radas, Osmani, Arapi, Lilaj, Shkëmbi, Nimaga, Latifi, Berisha, Olainka. Trajner Mirel Josa.

Sporting Lisbonë: Riu Patricio, Esgano, Tobias, Everton, Jonathan, Adren, Paulista, Mane, Matheus, Martins, Montero. Trajner Jorge Jesus.

Takimi i sotëm do të gjykohet nga estonezët: Kristo Tohver (kryesor), Sten Klaasen dhe Hannes Reinvald (ndihmës), Silver Koiv (gjyqtar i katërt), Eiko Saar dhe Juri Frischer (ndihmësgjyqtarë shtesë).

Ndeshja Skënderbeu – Sporting i Lisbonës do të transmetohet drejtpërdrejt nga rrjeti i Radiotelevizionit Shqiptar.