KRYEFAQJA » LAJME » Liga e Europës: U hodh shorti i gjysmëfinaleve
Liga e Europës: U hodh shorti i gjysmëfinaleve

Liga e Europës: U hodh shorti i gjysmëfinaleve

U hodh sot në Nion të Zvicrës shorti i gjysmëfinaleve të Ligës së Europës. Përcaktimi i çifteve u bë me short të hapur, pa koka serie dhe që skuadrat e të njëjtit vend mund të binin bashkë.

Një tjetër short përcaktoi se kush nga fitueset e gjysmëfinaleve, për efekt administrativ, do të jetë skuadra që luan në “shtëpi” dhe kush do të jetë skuadra “udhëtuese”.

Në gjysmëfinalen e parë do të jenë përballë njëra-tjetrës Shaktari i Donjeckut dhe Sevilja ndërsa në gjysmëfinalen e dytë do të jenë përballë njëra-tjetrës Vilareali dhe Liverpuli.

Në finale do të jenë përballë njëra-tjetrës fituesja e gjysmëfinales së dytë dhe fituesja e gjysmëfinales së parë.

Ndeshjet e vajtjes do të luhen me 28 prill 2016 ndërsa të kthimit me 5 maj 2016. Finalja do të luhet në Bazel (Zvicër) me 18 maj 2016.