KRYEFAQJA » LAJME » Liga e Europës: U hodh sot në Monako shorti i grupeve

Liga e Europës: U hodh sot në Monako shorti i grupeve

U hodh sot në Monako shorti për fazën e grupeve të Ligës së Europës. Janë 48 skuadra që marrin pjesë në ndeshjet në grupe, 16 skuadra fillojnë ecurinë e tyre në këtë fazë ndërsa 10 skuadra kanë ardhur si pasojë e eliminimit në play-off-in e Ligës së Kampioneve. 22 skuadrat e fundit u përcaktuan pas ndeshjeve të mbrëmshme.

Pas përfundimit të hedhjes së shortit grupet janë si më poshtë:

Grupi A: Mançester J., Fenerbahçe, Fejenord dhe Zoria.
Grupi B: Olimpiakos, APOEL, Young Boys dhe Astana.
Grupi C: Anderleht, Sent-Etien, Mainz 05 dhe Gabala.
Grupi D: Zenit S.P., Alkmar, Makabi T.A. dhe Dundalk.
Grupi E: Viktoria P., Roma, Austria V. dhe Astra.
Grupi F: Atletik B., Genk, Rapid V. dhe Sasuolo.
Grupi G: Ajaks, Standard L., Celta V. dhe Panathinaikos.
Grupi H: Shaktar D., Braga, Gent dhe Konjaspor.
Grupi I: Shalke 04, Salcburg, Krasnodar dhe Nicë
Grupi J: Fiorentina, PAOK, Sllovan L. dhe Karabag.
Grupi K: Inter, Sparta P., Sauthempton dhe Hapoel.
Grupi L: Vilareal, Steaua B., Zyrih dhe Osmanlispor.

Përpara shortit 48 skuadrat ishin ndarë në katër vazo sipas koefiçentit të UEFA-s. Gjithashtu ishte përcaktuar që skuadrat e në njëjtit vend nuk mund të bien në të njëjtin grup por edhe skuadrat e Rusisë dhe Ukrainës nuk mund të jenë në të njëjtin grup.

Ja datat kur do të luhet në fazën e grupeve:
Java e parë: 15 shtator 2016
Java e dytë: 29 shtator 2016
Java e tretë: 20 tetor 2016
Java e katërt: 3 nëntor 2016
Java e pestë: 24 nëntor 2016
Java e gjashtë: 8 dhjetor 2016