KRYEFAQJA » LAJME » Liga e Evripës, Liverpul-Sevija janë finalistët që do të diskutojnë trofeun në 18 maj
liverpul, sevlja, liga europes, finale, 18 maj, trofeu

Liga e Evripës, Liverpul-Sevija janë finalistët që do të diskutojnë trofeun në 18 maj

Trofeu i Ligës së Evropës do të diskutohet midis Liverpulit dhe Sevijes. Të dyja skuadrat kanë përmbysur rezultatet e ndeshjeve të para duke arritur të kualifikohen për në finalen e 18 majit që do të luhet në Bazel. Liverpuli ka eliminuar Vijarealin, teksa ka fituar 3-0. Anglezët e trajnerit Klop kanë arritur të përmbysin humbjen 1-0 të pësuar në sekondat e fundit të ndeshjes së parë. Që në minutën e 7, vjen një autogol i Brunos. Në pjesën e dytë Starrixh dhe Lalana i çojnë në 3 shifrat e golave për Liverpul duke ekzaltuar të gjithë të pranishmit në Anfild. Në ndeshjen tjetër Sevija ka fituar 3-1 me Shaktar Donjesk. Ndeshja e parë ishte mbyllur në barazim 2-2 dhe spanjollët ishin disi më të favorizuar. Sevija për të tretin vit radhazi ndodhet në finalen e Ligës së Evropës, ndërsa e ka fituar trofeun kontinental 4 herë.