KRYEFAQJA » LAJME » Liga e Evropës: Interi mundet 2-1 nga Sauthempton
Liga e Evropës: Interi mundet 2-1 nga Sauthempton

Liga e Evropës: Interi mundet 2-1 nga Sauthempton

Interi është mundur 2-1 nga Sauthempton në ndeshjen e vlefshme për grupin K. Sfidë kjo që u transmetua drejtpërdrejt nga Televizioni Shqiptar. Të drejtuar nga Stefano Veki, zikaltërit e nisin mirë takimin duke kaluar në avantazh me anë të Ikardit. Por ndërsa dukej se gjithçka po shkonte në favor të italianëve, Perisiç prek topin me dorë brenda zonës dhe arbitri jep 11-metërsh. Nga pika e bardhë për anglezët gjuan Tadiç por portieri Handanoviç reagon mjaft mirë duke e pritur topin. Pjesa e dytë nis më mirë për vendasit të cilët e kanë detyruar portierin e Interit të kryente të tjera ndërhyrje për të shpëtuar portën. Duhej të vinte minuta e 64′ kur Van Dijk shënon duke kthyer barazpeshën në fushë. Një tjetër gabim i Interit vjen në 69′. Kur Nagatomo, topin e ardhur në zonë e dërgon në portën e vet. Një autogol që e fundos më shumë Interin duke i lënë një shpresë shumë të vogël drejt kualifikimit. Në fund të ndeshjes, tifozët interistë të irrituar kanë ofenduar në kor skuadrës për paraqitjen në fushë. Tashmë Interit i duhet të fitojë dy ndeshjet e fundit në grupin K dhe të shpresojë që Sauthempton të marrë një pikë në ndeshjet e fundit për të shpresuar kualifikimin për më tej në Ligën e Evropës.