KRYEFAQJA » LAJME » Liga e Evropës, Mançester Junaited – Fejnord (4-0)
manchester united, feynord, liga e europes

Liga e Evropës, Mançester Junaited – Fejnord (4-0)

Veprimtaria e dytë e klubeve të kontinentit, Liga e Evropës, ka luajtur të enjten në mbrëmje ndeshjet e 5-ta të fazës së grupeve dhe Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar ka sjellë një nga takimet më të spikatura, atë midis Mançester Junajtid dhe Fejnordit, që u fitua nga anglezët me rezultatin e thellë 4-0. Kjo ndeshje, që u luajt në Stadiumin “Olld Traford”, ka vënë përballë anglezët, që po kalojnë një sezon plot luhatje, me holandezët, që mbanin deri mbrëmë vendin e dytë në renditjen e grupit A. Pjesa e parë e kësaj ndeshjeje do të mbyllet me epërsinë njëgolëshe të anglezëve, që kaluan në epërsi në minutën e 35-të, me anë të kapitenit Uejn Runi. Por në pjesën e dytë, “Djajtë e kuq” do të shpërthejnë, duke shënuar edhe 3 gola të tjerë, fillimisht me anë të Huan Matës në minutën e 70-të, pastaj me një autogol të portierit të holandezëve, Xhons, 5 minuta më pas dhe, në minutën e fundit të kohës së rregullt, me një gol të të riut Xhesi Lindgard, që vulos kështu fitoren 4-0. Me këtë fitore, Mançester Junajtid ngjitet në vendin e dytë të renditje, me 9 pikë, një më pak sesa Fenerbahçe e vendit të parë dhe Fejënordi i vendit të 3-të.