KRYEFAQJA » LAJME » Liga e Evropës: Sot Kukësi-Austria e Vjenës
Liga e Evropës: Sot Kukësi-Austria e Vjenës

Liga e Evropës: Sot Kukësi-Austria e Vjenës

Kukësi sot do të provojë shansin e fundit për të qëndruar në Ligën e Evropës. Ndërsa ka humbur 1-0 ndeshjen e parë, të luajtur në Vjenë, ndaj Austrisë, skuadra jonë duhet të shënojë të paktën dy gola në Elbasan Arena për t’u kualifikuar në turin e tretë paraeliminator të Ligës së Evropës. Trajneri i Kukësit, Hasan Lika, është shprehur se e ka përgatitur skuadrën edhe nëse ndeshje mund të shkojë drejt 11 metërshave. Për Kukësin në sfidën ndaj Austrisë së Vjenës do të mungojë Gentian Muça, i cili nuk ka mundur të rikuperohet nga dëmtimi i pësuar disa ditë më parë. Në rast kualifikimi, Presidenti Gjici ka premtuar një shpërblim prej 150 mijë euro për skuadrën. Ndeshja do të gjykohet nga një treshe arbitrash nga Islanda. Ashtu si në ndeshjen e parë, kompanitë e basteve e kanë nënvlerësuar fitoren e Kukësit duke e kuotuar me koefiçientin 4.5, ndërsa fitoren e Austrisë së Vjenës, 1.7. Ndërsa barazimi kuotohet 3.5. Sfida Kukësi-Austria e Vjenës luhet në Elbasan Arena në orën 19.30 dhe do të transmetohet drejtpërdrejt nga rrjeti i Radio Televizionit Shqiptar. Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan, ashtu si në çdo ndeshje ndërkombëtare që luhet në Elbasan Arena, ka marrë një sërë masash për të ruajtur rendin dhe qetësinë gjatë zhvillimit të ndeshjes Kukësi-Austria e Vjenës. Do të jenë rreth 185 forca policore jashtë stadiumit dhe brenda tij.