KRYEFAQJA » LAJME » Liga e Evropës: Sot Partizani-Krasnodar

Liga e Evropës: Sot Partizani-Krasnodar

Nuk besoj te mrekullia por te puna e ekipit”. Me këto fjalë e ka hapur konferencën për shtyp, trajneri i Partizanit, Adolfo Sormani. Pas humbjes 4-0 në Rusi, ndaj Krasnodarit, të kuqtë nuk kanë më shpresa për kualifikim. Duke e quajtur të mbyllur aventurën në Ligën e Evropës, trajneri Sormani ka theksuar edhe njëherë se ai dhe skuadra e tij po punojnë që sivjet ta shohin Partizanin kampion.

Nuk besoj te mrekullitë, por te puna e ekipit. Pres të shoh në fushë një formcion që të jetë skuadër, ku çdo lojtar të bëjë detyrat e tij dhe të ndihmojë shokët. Sfida nga Krasnodarit do të na ndihmojë për të parë mangësitë e skuadrës. Partizani ka 23 vjet që nuk fiton titullin kampion. Ndaj mendoj se synimi ynë kryesor është të fitojmë titullin këtë vit. Po punojmë për të ndërtuar një skuadër fituese në kampionatin shqiptar”.

Ndërsa trajneri i Krasnodarit, Oleg kononov, nuk e ka quajtur të mbyllur punën e kualifikimit.

Partizani është një skuadër e fortë fizikisht dhe në këtë aspekt na ka vënë në vështirësi. Asbolutisht nuk mendoj se jemi të kualifikuar. Kemi ardhur të luajmë fort dhe duam të fitojmë. Nuk do të tolerojmë aspak”.

Ndeshja Partizani-Krasnodar e vlefshme për play-off-in në grupe të Ligës së Evropës, luhet sot në orën 19.30 në Elbasan Arena dhe do të transmetohet drejtpërdrejt nga rrjeti i Radio Televizionit shqiptar.