KRYEFAQJA » LAJME » Liga e Kampioneve 2018, finalja do të luhet në Kiev
Liga e Kampioneve 2018, finalja do të luhet në Kiev

Liga e Kampioneve 2018, finalja do të luhet në Kiev

Stadiumi NSK Olimpijskji i Kievit do të presë finalen e Ligës së Kampioneve 2018. Finalja do të luhet me 26 maj, dhe do të jetë e para e këtij niveli që luhet në këtë stadium. Por stadiumi nuk përdoret për herë të parë për ngjarje të mëdha. Këtu Dinamoja e Kievit është përballur me Bajernin e Mynihut në ndeshjen e kthimit të Superkupës Europiane në vitin 1975, ai është përdorur edhe për Lojërat Olimpike të vitit 1980 por edhe për Europianin 2012, kur priti pesë ndeshje ndër të cilat edhe Finalen Spanjë – Itali.

Ndërsa stadiumi Lilleküla i Talinit në Estoni do të jetë selia e Superkupës UEFA me 14 gusht 2018. Përsa i përket stadiumit që do të presë finalen e Ligës së Europës 2018 vendimi do të merret më vonë. Këto vendime janë marrë sot gjatë mbledhjes së Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s që u mbajt sot në Athinë, nën drejtimin e presidentit të ri Aleksander Čeferin.