KRYEFAQJA » LAJME » Liga e kampionëve, Dortmundi me Realin e Madridit

Liga e kampionëve, Dortmundi me Realin e Madridit

Borusia e Dortmundit nuk ka humbur asnjëherë në shtëpi përballë Realit të Madridit, përfshi fitoret radhazi në 3 ndeshje e fundit, ndërsa gjigandja spanjolle ka fituar vetëm 4 herë në 29 takimet e fundit në fushë të huaj përballë klubeve gjermane. Kësisoj, historia nuk flet edhe aq mirë “gjermanisht” për madrilenët, por trajneri i kampionëve në fuqi të Evropës, Zinedin Zidane, beson tek skuadra e tij, duke shpresuar tek fitorja. Nga ana e saj, Borusia e Dortmundit vjen në këtë sfidë pasi ka shënuar plot 20 gola në 4 ndeshjet e fundit që ka luajtur në të gjitha veprimtaritë dhe aktualisht mban vendin e dytë në renditjen e Bundesligës, 3 pikë prapa Bajernit të Mynihut, që kryeson me pikë të plota, 15, pas 5 javësh.