KRYEFAQJA » LAJME » Liga e Kampioneve ndryshon format
EPA/FERNANDO VILLAR

Liga e Kampioneve ndryshon format

UEFA përgatitet të bëjë disa ndryshime në formatin e Ligës së Kapioneve. Pas hedhjes së shortit për fazën e grupeve, do të jepet lajmi këto ndryshime. Parashikohet që në ligën e kampioneve, kampionatet më të rëndësishme në Evropë, në Gjermani, Angli, Itali dhe Spanjë do të kenë 4 skuadra fikse të kualifikuara, pa kaluar më parë në fazën paraeliminatore. Sipas të përditshmes sportive italiane “Gazzetta dello Sport”, lajmi do të zyrtarizohet të premten nga organizimi më i lartë evropian i futbollit, kur edhe do të hidhet shorti për fazën e grupeve të Kupave të Evropës. Për vendet e fiksuara, skuadrat nuk do të luajnë ndeshje paraeliminatore, por do të kalojnë direkt në grupe. Gjithnjë nëse do të renditen në 4 vendet e para në përfundim të kampionateve respektive. Kështu skuadrat pjesëmarrëse në Ligën e Kampioneve do të jenë 32, të ndara në 8 grupe me nga katër. Nuk do të ketë privilegje për skuadrat me histori në ligën e kampioneve, ndërsa do të ketë një rritje të të ardhurave për klubet nga 60-80%. Detajet e kësaj marrëveshje midis UEFA-s dhe klubeve do të diskutohen të enjten gjatë një mbledhje të jashtëzakonshme, ndërsa miratimi përfundimtar do të bëhet në 15 shtator.