KRYEFAQJA » LAJME » Liga e Kampioneve: Në 1/8 spikat Juventus – Bajern Mynih
Liga e Kampioneve: Në 1/8 spikat Juventus - Bajern Mynih

Liga e Kampioneve: Në 1/8 spikat Juventus – Bajern Mynih

Në Nion të Zvicrës u hodh sot në orën 12:00 shorti i turit të 16-shes të UEFA Champions League (Liga e Kampioneve). Skuadrat u ndanë në dy vazo, njëra mbante fitueset e grupeve (Real Madrid, Volfsburg, Atletiko Madrid, Mançester Siti, Barcelona, Bajern Mynih, Çelsi dhe Zenit i Shën Petërsburgut) dhe tjetra vendet e dyta në grupe (Paris S. G., PSV Eindhoven, Benfika, Juventus, Roma, Arsenal, Dinamo Kiev dhe Gent).

Ja dhe tetë çiftet e këtij turi:

Gent – Volfsburg
Roma – Real Madrid
Paris S. G. – Çelsi
Arsenal – Barcelona
Juventus – Bajern Mynih
PSV Eindhoven – Atletiko Madrid
Benfika – Zenit i Shën Petërsburgut
Dinamo Kiev – Mançester Siti

Skuadrat që vijnë nga i njëjti vend apo i njëjti grup nuk mund të binin bashkë. Gjithashtu sipas një vendimi të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, skuadrat ruse dhe ukrainase nuk mund të binin bashkë (Zenit dhe Dinamo K.). Në ndeshjet e vajtjes luanë në shtëpi skuadrat e dyta në grupe. Këto ndeshje do të luhen me 16/17 dhe 23/24 shkurt. Ndeshjet e kthimit do të luhen me 8/9 dhe 15/16 mars 2016.