KRYEFAQJA » LAJME » LIGA E KAMPIONEVE NJEH SONTË FINALISTEN E SAJ TË DYTË
real madrid, manceste siti, gjysemfinale, liga e kampioneve

LIGA E KAMPIONEVE NJEH SONTË FINALISTEN E SAJ TË DYTË

Veprimtaria më prestigjioze e klubeve të kontinentit, Liga e Kampioneve, ka njohur të martën mbrëmë finalisten e saj të parë të këtij sezoni, që është Atletiko e Madridit, e cila, edhe pse është mundur 1-2 nga Bajerni i Mynihut, është kualifikuar falë golit të shënuar në “Allianz Arena”, ndërsa e kishte fituar 1-0 ndeshjen. Takimi i kthimit i çiftit tjetër gjysmëfinal, ai midis Realit të Madridit dhe Mançester Sitit, luhet sonte në kryeqytetin spanjoll dhe, në mbyllje të saj, pritet të njihet edhe finalistja tjetër. Ndeshja e parë e këtij çifti është mbyllur me rrjeta të paprekura, duke lënë gjithçka të hapur në ndeshjen e kthimit përsa i përket kualifikimit. Ndryshe nga ndeshja e parë, kur Kristiano Ronaldo mungoi për shkak të një dëmtimi, trajneri i Realit të Madridit, Zinedin Zidan, do ta ketë në dispozicion portugezin për ndeshjen e kthimit. Por legjenda franceze ka bërë thirrje që skuadra e tij të jetë e përqendruar në këtë sfidë, pasi atë e pret një betejë e luftuar nga minuta e parë deri në minutën e fundit përballë anglezëve. Nga ana tjetër, trajneri i Mançester Sitit, Manuel Pelegrini, ka pohuar se skuadrës së tij i mungon përvoja e të qenit në këtë fazë, por e quan ndeshjen e sotme një shans për të shkruar historinë.