KRYEFAQJA » LAJME » Liga e Kampioneve: Partizani barazon 1-1 me Ferencvaroshin
Liga e Kampioneve: Partizani barazon 1-1 me Ferencvaroshin

Liga e Kampioneve: Partizani barazon 1-1 me Ferencvaroshin

Skuadra e trajnerit italian Adolfo Sormani, Partizani, arrin vetëm një barazim 1-1 në Elbasan Arena kundër skuadrës hungareze të Ferencvaroshit, ndeshje kjo e vlefshme për turin e dytë të Ligës së Kampioneve. Partizani kaloi në avantazh në minutën  e 47′ kur Fili gjuajti me të djathtën nga jashtë zonës së rreptësisë dhe topi tundi rrjetën hungareze.

 Në të 71′ Böde i sapofutur në lojë për hungarezët shmang mbrojtjen e Partizanit nga një pozicion shumë i vëstirë në krah të portës vendase, gjuan me të djathtën dhe e dërgon topin në rrjetë 1-1.

Ky barazim e bën më të vështirë kualifikimin e të kuqëve për në turin pasardhës pasi në ndeshjen e kthimit me 20 korrik shkon në Budapest. Për Partizanin ishte përvoja e dytë në Ligën e Kampioneve pasi ka marrë pjesë edhe një herë tjetër në sezonin 1993-1994 kur në turin paraeliminator u takua me skuadrën finlandeze IA por fatkeqesisht u eliminua.