KRYEFAQJA » LAJME » Liga e Kampioneve: Partizani-Salzburg 0-1
Liga e Kampioneve: Partizani-Salzburg 0-1

Liga e Kampioneve: Partizani-Salzburg 0-1

Është mbyllur me rezultatin 0-1 për austriakët, sfida e luajtur në Elbasan Arena, midis Partizanit dhe Salzburgut. Skuadra jonë nuk ka mundur të shënojë në portën e miqve megjithë rastet e krijuara. Ndërsa Salzburg, ka shfrytëzuar një 11-metërsh për të shënuar dhe për të shpresuar në kualifikimin për më tej në Ligën e Kampioneve. Në pjesën e parë Partizani ka dy raste të pastra për të realizuar në portën austriake. Në 35′ Fili depërton bukur nga krahu i djathtë i sulmit triblon dy mbrojtës, por nuk arrin të finalizojë. Pa kaluar disa sekonda. Sulm i shpejtë i Partizanit me Ekuban, këtë radhë nga krahu i mahtë i sulmit. Por futbollisti i Partizanit i vetëm me portierin nuk arrin të shënojë. Në (45) minutën e fundit të pjesës së parë, është sërish Ekuban që provon të gjuajë me roveshatë brenda zonës por pa sukses. (52) Salzburg mbetet me 10 lojtarë. Samaseku largohen me karton të kuq pas një ndërhyrje të rëndë. Minuta e 69′, 11 metërsh për Salzburg. Ibrahimi pengon në zonë Berishën dhe arbitri anglez jep 11 metërsh. Soriano shënon nga pika e bardhë dhe 1-0 për Salzburg. (72) Pas 11 metërshit, Partizani ndëshkohet sërish, teksa edhe Kalari ndëshkohet me karton të kuq për ndërhyrje të rëndë. Në 76′ Partizani ka një tjetër rast me Ekuban, që gjuan me të majtën por grushton portieri i Salzburg. Në përfundim të 90 minutave në Elbasan Arena, Partizani është mundur 1-0 nga skuadra austriake, ndeshje kjo që u transmetua drejtpërdrejt nga rrjeti i Radio Televizionit Shqiptar.