KRYEFAQJA » LAJME » Liga e Kampionëve, sonte Atletiko – Bajern
Liga e Kampioneve, sport, futboll,

Liga e Kampionëve, sonte Atletiko – Bajern

 

Veprimtaria më prestigjioze e klubeve të kontinentit, Liga e Kampioneve, luan sonte takimet e dyta në grupet A, B, C dhe D. Takimi më i spikatur i mbrëmjes është ai që do të luhet në Stadiumin “Visente Kalderon” të kryeqytetit spanjoll, ku Atletiko e Madridit do të ndeshet me Bajernin e Mynihut. Ky takim, i vlefshëm për grupin D, është në fakt një përsëritje e atyre dy dueleve të sezonit të shkuar, ku madrilenët dhe bavarezët u përballën me njëri-tjetrin në gjysmëfinale. Atletiko u kualifikua falë golit të shënuar në fushë të huaj, duke vijuar më pas të mundet në finale nga rivalja kryeqytetase, Realin e Madridit. Për trajnerin italian të Bajernit, Karlo Ançelotin, skuadra e tij duhet të bëjë kujdes nga dyshja sulmuese e madrilenëve, Grizman-Torres. Po kështu, Ançeloti e ka vlerësuar lart punën e madhe që homologu i tij, Diego Simeone, ka bërë me Atletikon e Madridit.